Një nga simbolet  më të famshme të rrjeteve sociale, “hashtag”, bëri plot 10 vite më 23 gusht, që ka lindur, duke u kthyer në një nga simbolet më të njohur anë botë.

Personi i parë që e përdori më 23 gusht 2007, ishte avokati i San Franciskos, ish-punonjësi i “Uber”-it dhe “Google”, Kris Messina, që donte ta përdorte për të organizuar grupet në “Twitter”.

Pas tij, Twitter e adaptoi zyrtarisht, dh eqë atëherë është bërë shumë i përdorshëm në facebook, instagram, google+ etj.

Tashmë, çdo ditë në botë ndahen rreth 125 milionë “hashtagë” në “Tëitter”. Për të festuar ditëlindjen e 10 të “hashtagut”, “Twitter” ka krijuar edhe një për temën “hashtag 10”, që aktivizon një “e-moji” të personalizuar.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com