Disa video, ku të burgosurit shfaqen duke dueluar në boks pa ring në qelitë e burgut janë publikuar në YouTube. Pamjet janë filmuar me telefon në ambientet e burgut, Auckland në Zelandën e Re. Duelet zhvillohen tek e tek, ndërsa rreth e rrotull nuk mungojnë dhe të burgosur që bëjnë tifozllëk.
 
Pasi kanë parë videon ne YouTube, autoritetet e burgut ka vënë re një prezence telefoni kontrabandë dhe kështu ka zhvilluar një kontroll të rrepte nga i cili janë konstatuar 27 telefona celularë edhe 22 karta SIM . 

“Ne u çuditëm kur pamë pamjet e burgut në internet dhe kështu vendosëm të kryenim një kontroll special në burg dhe kemi vendosur një kontroll të rrepte edhe për familjarët e të burgosurve në mënyrë që te mos kemi më raste te ngjashme”, mësohet se ka thënë drejtori i burgut.