Një peshkatar palestinez është befasuar, kur jo shumë metra larg plazhit afër Gazës, gjeti në det një shishe e cila brenda kishte një mesazh.
 
Shishja me një mesazh brenda kishte “lundruar” nëpër Detin Mesdhe për më shumë se 800 kilometra, dhe ishte lëshuar nga një plazh në ishullin Rodos të Greqisë.
 
Atë e kishin lëshuar një çift anglez, të cilët gjatë korrikut kishin shkuar për pushime në Rodos.
 
“Jemi për pushime në Rodos dhe do të dëshironim të dimë deri kur do të lundrojë kjo shishe. Na lajmëroni, edhe nëse arrin deri tek plazhi tjetër”, shkruhej në mesazhin brenda shishes të cilën e kishin shkruar Zac Marriner dhe Bethany Wright.
 
Peshkatari palestinez, Jihad al-Soltan, menjëherë u kishte kthyer përgjigje studentes britanike dhe të dashurit të saj, të cilët kishin shkruar në letër dhe adresën e tyre elektronike.
 
[gallery]23591[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com