Largimi i Saimir Tahirit nga ministër i Brendshëm ka prodhuar surpriza të ndryshme që e kanë emocionuar tepër atë.  Kështu dhe ky moment që po ju prezantojmë në fotografi. Djaloshi është Suard Kodra, i biri efektivit të vrarë të FNSH, Ardian Kodra.

Disa ditë pasi efektivi i FNSH ra në krye të detyrës gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari, djali i tij Suardi do të niste klasën e 10-të në gjimnazin “Oso Kuka” në Shkodër. Por nuk do ishte vetëm.
 
Ditën e parë të shkollës, më 13 shtator 2016, ministri i Brendshëm e suprizoi duke e shoqëruar deri në klasë e duke i treguar mbështetje, për të cilën u prekën të dy. Dhe jo vetëm.
 
Këtë radhë në Panairin “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit”, Tahirit në krah i doli një shoqërues të veçantë.
 
Suardie surprizoi jo pak Tahirin duke e takuar duke e përqafuar dhe vendosur në xhaketë stemën “Ti Je Heroi Im”.

“Të të përqafoj zoti Ministër!”, tha djaloshi teksa i hodhi krahët në qafë Tahirit.

Për Saimir Tahirin, ministër i Brendshëm në periudhën Shtator 2013-Mars 2017, nuk kanë qenë të rralla episodet e surprizave dhe përkujdesjes ndaj punonjësve të Policisë dhe familjarëve.
 
suard

suard
suard