Lushnje- Një person është arrestuar nga policia në Lushnje pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
 
I arrestuari është Viktor T., 43 vjeç, banuese në lagjen "Xhevdet Nepravishta" në Lushnje.
 
Sipas policisë, Viktor T, për motive të dobëta në prezencë të fëmijëve të tyre të mitur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij me inicialet D.T, 23 vjeçe.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje".

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com