​Mërkiç: Vatikani s'ka ndërmend
të njohë pavarësinë e Kosovës

​Mërkiç: Vatikani s'ka ndërmend<br />të njohë pavarësinë e Kosovës
Shefi i diplomacisë serbe, Ivan Mërkiç tha se Beogradi së shpejti do të vizitojë një zyrtar të lartë të Selisë së Shenjtë, e cila sipas tij, do të jetë një mundësi tjetër për Serbinë, ”për të tërhequr vëmendjen për pozicionin e saj parimor, në lidhje me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”. Vatikani nuk e ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës, thotë shefi i diplomacisë serbe.

Ai tha se Beogradi së shpejti do të vizitojë një zyrtar të lartë të Selisë së Shenjtë , e cila sipas tij, do të jetë një mundësi tjetër për Serbinë, “për të tërhequr vëmendjen për pozicionin e saj parimor, në lidhje me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”. Sipas tij, Prishtina nuk heq dorë nga lobimi për njohje të reja të pavarësisë, dhe në javët e muajt e fundit, "presionet" ishin drejtuar në mënyrë specifike në Vatikan.

“Megjithatë, diplomacia jonë është vazhdimisht e angazhuar për të parandaluar njohje të reja të mundshme dhe ky aktivitet do të mbetet një prioritet i politikës sonë të jashtme”, citohet të ketë thënë Mërkiç, raporton "Novosti".

Mërkiç thotë se fuqitë e mëdha dhe me ndikim, të tilla si Kina, Rusia, India, Brazili, Afrika e Jugut, Indonezia, Irani dhe Argjentina, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe sipas tij, as nuk e kanë ndërmend ta bëjnë këtë./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK