ATHINE-Mediat greke vijojnë t'i bëjnë jehonë sa i përket emrit të shumëlakuar Klement Balili.
E përditshmja greke “Kathimerini” njofton se agjentet e DEA-s, njësia amerikane kundër drogës, kanë vizituar Tiranën në lidhje me hetimet ndaj çështjes së Klement Balilit i konsideruar në Greqi si “Eskobari i Ballkanit”.
Vizita e agjentëve, sipas gazetës prestigjioze greke vjen pas hetimeve për disa sasi droge të kapura në Greqi, por edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Sipas mediave greke, pavarësisht se ka një urdhër arresti ndërkombëtar në emër të Klement Balilit, asgjë nuk është bërë dhe ai vazhdon të qëndrojë i lirë. Pak ditë më parë avokati grek i Balilit u shpreh në një intervistë se klienti i tij nuk kishte lidhje me trafikun e drogës dhe se sipas tij e gjitha është një sajesë nga ana e Sali Berishës për të hedhur poshtë punën e qeverisë Rama.
Emri i Klement Balilit u publikua ne media pasi pak kohe me pare ne Greqi u sekuestrua nje sasi e madhe droge e cila besohet se është e lidhur me ish drejtorin e transporteve ne Sarande Balilin.
Më tej e përditshmja bën një përmbledhje të gjithë historisë së Balilit, akuzat mes opozitës shqiptare dhe qeverisë.
(d.b/E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com