Një mesazh në “Twitter” i postuar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama në kuadër të manifestimeve të dhunshme në Virxhinia është bërë mesazhi më i pëlqyer ndonjëherë në këtë rrjet social.
 
“Askush nuk ka lindur duke urryer një person për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij apo të prejardhjes së tij apo të besimit të tij”, ka shkruar Obama të shtunën.
 
Mesazhi i Obamës është pëlqyer rreth 3.9 milionë, duke e bërë atë mesazhin më të pëlqyer sipas “Twitter”.
 
Gjithashtu ku postim është shpërndatë 1.5 milionë herë nga ndjekësit e Obamës në Twitter.

obama ne twitter
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com