Një robot i vogël mund të bëjë historinë sot. Roboti europian Schiaparelli u bë roboti i parë që ulet në Mars duke u mbijetuar gazrave dhe një stuhie rëre. Shkencëtarët kryqëzuan gishtat teksa panë robotin me autopilot që fluturoi në atmosferën e Marsit ku pritej dhe stuhia e madhe.

Zbritja zgjati 6 minuta dhe disku fluturues u ul pranë ekuatorit të planetit Mars.

Roboti do të marrë imazhe nga Marsi dhe do të kryejë eksperimente në sipërfaqen e planetit.

“Do të donim që ulja të bëhej në një kohë të mirë, por roboti ia doli, aii përballon të gjitha”, thotë  Dr Manish Patel, profesor në shkencën e planetëve në ‘Open University’ .
'Por do të bëjmë matje, studim të temperaturave, shpejtësinë e erës, dhe sigurisht në një kohë të mirë”, thotë profesori.

[gallery]19181[/gallery]