Vendi fqinj i Brazilit, ku do të zhvillohet Kupa e Botës 2014, Argjentina, ka hapur një ekspozitë ku shfaqen të gjitha monedhat përkujtimore në të gjithë historinë e turneve të FIFA-s, për të festuar “lojën e bukur”. 

Ky aktivitet u organizua nga Banka Qëndrore e Argjentinës dhe tifozët e futbollit patën mundësi të ktheheshin në kohë duke parë monedha nga Meksika e vitit 1986, nga Argjentina e vitit 1978 dhe nga vitet 1991 të Shteteve të Bashkuara. 

Por kartmonedha më tërheqëse në këtë ekspozitë ishte monedha përkujtimore e Brazil 2014, e dizenjuar nga Mertin Hernan Miranda, për të cilën ai u shpreh se ishte munduar të përshkruante në të shpirtin dhe entuziazmin e lojtarëve.

“Në këtë rast, ne donim diçka që të shprehte thëllësinë e sportin, diçka që të transmetonte ndjenjat e lojtarëve të cilat janë përfaqësuar në monedhë dhe përfaqësojnë golin”, është shprehur Miranda. 

Fansat lokalë ishin në kërkim të monedhës përkujtimore të Argjentinës së vitit 1978, viti i parë kur Argjentina mundi9 të rrëmbejë trofeun e Kupës së Botës. Që nga ajo kohë kjo monedhë është bërë shumë e vlerësuar për koleksionuesit e monedhave. 

Kupa e botës ka nisur më 12 qershor dhe do të përfundojë më 13 korrik. 

Redaksia Online
(Suada Bajraktari/ Shqiptarja.com)