Nard Ndoka ka marrë përsipër në Komisionin e Ligjeve të bëjë një skanim të marrëdhënies trepalëshe mes PS-PD-LSI. Ai e ka trajtuar kështu situatën: “Aspekti moral, ka lënë një shije shumë të hidhur tek shqiptarët.  Ish kryeministri Berisha tha në parlament se dy bashkëdrejtuesit e koalicionit janë divorcuar, por nuk po e shpallin atë prej realitetit politik. Unë jam përpjekur që të shoh pak më larg. Divorci është se këto dy bashkëkryetarë kanë dyshuar tek njëri-tjetri, se njëri dhe tjetri kanë flirtuar me Partinë Demokratike. PD është futur në mes të këtij çiftit dhe i ka bërë me fjalë të dy. Njëri nga palët që ishte edhe më xheloz gjeti dhe hotelin ku ishte kryer mëkati.

Sot jemi përballë faktit që çifti është pajtuar, e kanë falur njëri-tjetrin, ndërsa Partisë Demokratike i kanë ngelur fjalët, si një zonjë e përdalë”-tha Ndoka. Duke ju kthyer pjesës serioze të diskutimit, deputeti demokristian tha se Gërdeci dhe 21 Janari nuk mund të përdoren si pjesë presioni. “Do ta ndryshoni përsëri me një nismë demagogjike të të dyja palëve. E dini që dekriminalizimi është një farsë. Sot mund ta ndryshoni Kushtetutën, nëse keni vullnet për një hetim të tillë. Sot ju thoni se do ta fusni CEZ-in, por kërcënoni palën tjetër se do të përfshini dhe Gërdecin dhe 21 Janarin. Nuk ju ka penguar njeri ta hetoni deri tani, por e mbani mjet presioni për palën tjetër”-tha Ndoka. 

Ai kërkoi më shumë seriozitet nga kolegët e tij deputetë të të dy kaheve politike. “Për pjesën politike shqiptarët kanë dy tre muaj që ju dëgjojnë të dy palëve të akuzoni njëri-tjetrin për vjedhje, abuzime me miliona euro. Drejtuesit më të lartë të shtetit janë të akuzuar në këtë aferë shumë të madhe. Duke e parë në këtë këndvështrim politik, mendoj se janë të domosdoshëm prokurorët e huaj për këtë çështje. Historia jonë ka treguar që kur ka arsye të rënda, prokuroria jonë që është prodhim i kësaj politike e ka të vështirë të hetojë. Në aspektin ligjor, ju zotërinj deputet të të dy palëve, e keni ndryshuar Kushtetutën brenda natës, për dëshirat dhe pazaret tuaja, duke i dhënë një goditje të madhe e demokracisë në vend”-u shpreh Ndoka.
 
Dekriminalizimi
“Do ta ndryshoni përsëri me një nismë demagogjike të të dyja palëve. E dini që dekriminalizimi është një farsë. Sot mund ta ndryshoni Kushtetutën, nëse keni vullnet për një hetim të tillë.”



Ai e ka trajtuar kështu situatën: 
"Z. Berisha tha në parlament se kjo mazhorancë është një martesë e prishur.
Unë jam munduar të shkoj më përtej se pse u prish kjo martesë.
Çifti qeverisës ishte në krizë. PD hyri mes tyre dhe u prishi lumturinë.
Palët qeverisëse ishin xhelozë. Madje njëra që qe më xheloze shkoi e gjeti edhe hotelin ku ishte bërë akti i tradhtisë.
Tani jemi në situatën kur çifti është penduar e kanë falur njëri-tjetrin.
Në këtë mes ka dalë PD si një zonjë e përdalë"
, tha Ndoka.

Kjo 'panoramë martesore' e tij ka shkaktuar të qeshura në Komision.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)