Ka nisur procesi i digjitalizimit në qarkun e Beratit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ka njoftuar se në këtë qark janë fikur të gjitha transmetimet analoge dhe janë ndezur transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH,  dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.

Report Tv
Ndërsa Report Tv mund ta gjeni në numrin 16 tek telekomanda e televizorit tuaj.
 
Nëpërmjet teknologjisë se re digjitale, publiku në qarkun e Beratit do të ketë mundësi të shikojë, gjatë gjithë kohës, një sërë programesh pa pagesë, të  operatorit publik dhe atyre privatë:
1.Rtsh 1
2.Rtsh 2
3.Rtsh 3
4.Top-Channel
5.Klan Tv
6.Vizion +
7.ABC Neës
8.Top Neës
9.Rtsh Sport
10.Rtsh Art
11.Rtsh Muzikë
12.Rtsh Parlament
13.Rtsh Shqip
14.Klan +
15.Klan Shop
16.Report TV
17.Tv Globe
18.TV Berati
19.TV Onufri
 
AMA njofton publikun në qarkun e Beratit të pajiset me marrës digjital (dekoder nuniversalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt nuk do të ketë akses në transmetimet televizive.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com