Trajneri, Xhani De Biazi, kapiteni i kombëtares Lorik Cana dhe lojtarët e kombëtares janë pritur në presidencë nga Bujar Nishani. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit” me këtë motivacion: “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.
Nishani gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni u shpreh se, ndihej shumë i emocionuar dhe tepër krenar për arritjen e kombëtares kuqezi. Presidenti nënvizoi se kombëtarja i ka bërë shqiptarët më të bashkuar si komb. “Ndihemi më të bashkuar... këtë nuk e them dhe nuk e konstatoj vetëm unë në cilësinë e Presidenti të Republikës, por është shprehje e mbarë kombit shqiptar”, tha presidenti.
Nishani më tej e cilësoi kombëtaren treguese të karakterit të kombit dhe fytyrëës së tij. “Kombëtarja e futbollit sot përfaqëson fytyrën dhe karakterin e kombit shqiptar, atë evropian që me merita të plota do të na përfaqësojnë për herë të parë edhe me dinjitet në një kampion t evropian”, u shpreh Nishani gjatë fjalës së tij në presidencë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO