Një aksident i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Qafë Kasharit, ka ndodhur pas mesnatës së 27 marsit. Mësohet se automjeti tip “Benz” me targa AA 291 LB është përplasur me një furgon policie me targa Policia 0370. Si pasojë e këtij aksidenti, mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm në dëme materiale. Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin nga përgjumja dhe është përplasur me furgonin e policisë. Ndërkohë, që policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.