Aksioni për bllokimin dhe konfiskimin e automjeteve të vjedhura në BE, të cilat më pas janë trafikuar e targuar në Shqipëri, ka zbritur në Elbasan.
Vetëm në 24 orët e fundit, drejtoria e policisë në këtë qark ka sekuestruar 4 mjete luksoze mes tyre dy fouroistrada dhe dy vetura, ndërsa është duke kryer verifikime për 200 mjete të tjera luksoze.
Nga verifikimet me numrat e shasisë dhe të dhënat e Interpol, ka rezultuar se katër mjetet e bllokuara janë denoncuar të vjedhura në BE, por në Elbasan ishin targuar dhe me pronarë shqiptarë.
Këto mjete, sqaruan zyrtarë të policisë Elbasan, tashmë do ti nënshtrohen procedurës së kthimit drejt vendeve ku janë vjedhur.
Në më pak se 72 orë operacion, në të gjithë Shqipërinë janë 35 mjete luksoze të sekuestruara pasi rezulton të vjedhura.
Vetëm dy ditë më parë policia sekuestroi në Tiranë rreth 12 makina luksoze dhe 5 motorra me targa shqiptare të cilat ishin vjedhur në vendet e Bashkimit Europian.
Automjetet luksoze të cilat kapin vlerën e më shumë se 1 milionë euro në treg, kanë ardhur në Shqipëri pasi janë vjedhur në shtete të ndryshme të BE-së.
[gallery]23681[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO