Pengoi auditimin e brendshëm në
Rektorat, pezullohet kanclari i UT
Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr Mynyr Koni, ka pezulluar Kancelarin e UT-së, Robert Skënderin pasi ky i fundit ka krijuar probleme në funksionimin e rregullt të institucionit. Në deklaratën për shtyp të Drejtorisë së Komunikimit në Rektoratin e UT-së, thuhet se Skënderi ka penguar kryerjen e auditit të brendshëm në Rektoratin e UT-së dhe shkelje të tjera.
Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr
Mynyr Koni, ka pezulluar Kancelarin e UT-së, Robert Skënderin pasi ky i fundit ka krijuar probleme në funksionimin e rregullt të institucionit.
Në deklaratën për shtyp të Drejtorisë së Komunikimit në Rektoratin e UT-së, thuhet se Skënderi ka penguar kryerjen e auditit të brendshëm në Rektoratin e UT-së dhe shkelje të tjera.
Pezullimi i Skënderit mban datën 3 gusht 2017 dhe është në fuqi deri në një urdhër të dytë.
Deklarata për shtyp e Drejtorisë së Komunikimit në Rektoratine UT-sëTIRANË 16/08/2017 - Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr Mynyr Koni me vendimin Nr. 116 datë 03/08/2017 ka pezulluar nga detyra Kancelarin e Universitetit të Tiranës z. Robert Skënderi. Ky vendim ka ardhur si pasojë e problemeve dhe pengesave gjithnjë e më të rënda të krijuara nga Kancelari i UT-së që kanë çuar në një situatë të paprecedentë në funksionimin e institucionit.
Duke evidentuar këto raste të paprecedenta, Kancelari i UT-së është pezulluar për shkeljen e Nenit 52 pika 1 / gërma ë) të Ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH” dhe Ligjit Nr. 10296 datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” të ndryshuar, duke mospërmbushur nevojat akademike, administrative dhe financiare për plotësimin e kërkesave të Rektorit të UT të parashtruara në rrugë zyrtare.
Gjithashtu, Kancelari i UT-së ka kundërshtuar dhe penguar kryerjen e auditit të brendshëm në Rektoratin e UT-së, sipas programit të angazhimit të auditimit miratuar me shkresën nr. 582/2 datë 22.06.2017 të Rektorit të UT-së.
Për të gjitha shkeljet e vërtetuara nga ana e kancelarit, janë bërë kallëzimet penale përkatëse në organin e Prokurorisë së Tiranës.
Vendimi për pezullimin e Kancelarti të UT-së, Robert SkënderitRedaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.1%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4937
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Senatit akademik shfuqizon vendimin e Konit për shkarkimin e zv. dekanes Eliona Kulluri
23 Korrik 2020, 22:01
-
Ministria e Arsimit e zhgënjyer prej tij, Koni i prerë: Universiteti i Tiranës nuk i mban zgjedhjet me 30 korrik
22 Korrik 2020, 14:30
-
Ministria e Arsimit njofton për procesin zgjedhor në universitete: Rektor Koni ka zhgënjyer, të tregohet bashkëpunues
22 Korrik 2020, 08:58
-
Studentët nuk i falin Konin e Kulen për diplomat: Përgjegjësit para drejtësisë, të bëhet mësim
16 Korrik 2020, 16:10
-
Merr fund zvarritja 1-vjeçare, Mynyr Koni firmos diplomat e studentëve të Ekonomikut
15 Korrik 2020, 13:51
-
Koni: Kule dhe Hoxha krijuan kaos, KIZ-in s'e njoh, në 30 korrik s'ka zgjedhje në Universitetin e Tiranës, prokuroria të hetojë
8 Korrik 2020, 13:39
-
Kule akuzon sërish Konin për diplomat, studentët në rektorat për të dorëzuar listat emërore (VIDEO)
2 Korrik 2020, 10:57
-
Koni refuzon serish të firmosë 315 diploma për 'Ekonomikun', studentja: Afati deri më 8 korrik, më pas çështja në Gjykatën Administrative
29 Qershor 2020, 18:10
-
Studentët e Ekonomikut pa diploma, Koni: Do firmos kur dekani të më përcjellë listën përfundimtare! Shahini e njëanshme
29 Qershor 2020, 15:42
-
Konflikti Kule-Koni mban 'peng' studentët, prej një viti sorollatje për diplomat: Nëse nuk zgjidhet për 10 ditë e çojmë në gjykatë
24 Qershor 2020, 12:04
-
Paditi anëtarët e KIZ për zgjedhjet gjatë pandemisë, Prokuroria rrëzon kallëzimin e Mynyr Konit
10 Qershor 2020, 17:42
-
Mynyr Koni letër publike Ramës: 4 persona pengojnë funksionimin normal të UT-së
22 Maj 2020, 22:26