ITALI - Hetimet për pensionitin italian që vrau 22-vjeçarin shqiptar e Gjergj Gjoni vazhdojnë, por 65-vjeçari nuk i ndal provokimet.

Dy prokurorët e çështjes Alberto Nobili dhe Antonio Pastor po e hetojnë Sicignano Françeskun për vrasje me dashje.

Pensioniti italian ka deklaruar se gjeti shqiptarin në kuzhinën e shtëpisë, ndërsa hetimet kanë zbuluar se 65-vjeçari e qëlloi atë në shkallët jashtë shtëpisë.

Madje në kuzhinë nuk është gjetur asnjë pikë gjaku.

I thirrur sërish për tu marrë në pyetje, ai ka deklaruar se qëlloi vetëm për të mbrojtur sigurinë e tij personale dhe të familjes së tij.

“U habita kur pashë hajdutin në kuzhinë, dukej i armatosur dhe unë e gjuajta”­ ka thënë ai.

Por, sipas mediave italiane  versioni i tij nuk duket i besueshëm. 

Pas kësaj seance 65-vjeçari ka deklaruar për “Euroneës” se nëse do merrej me diçka, do futej në politikë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)