Altin Shehu dhe Marash Dema, dy ish-zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë janë dënuar me nga 2 vite burg secili, pasi i kanë marrë shtetasit Andrea Kasaj një shumë prej 470 mijë lek të vjetra, në mënyrë që ai të nxirte targat e reja dhe të merte leje për xhama të zinj.
 
Dënimi i tyre është dhënë pak ditë më parë nga gjykata, vendim që tashmë mësohet se është apeluar nga të pandehurit. Shuma e parave është dhënë tek një punonjësje pranë këtij institucioni që quhet “Feride”
 
Përgjimi telefonik
 
Në lidhje me dijeninë e te pandehurit Marash Dema per kete fakt, evidentohet një fragment i bisedës së  përgjuar ndërmjet kallezuesit Andrea Kasaj (i identifikuar me emrin e koduar Fredi) dhe të pandehurit Marash Dema në momentin kur ai ka shkuar të marrë Çertifikatën e kontrollit fizik te mjetit. Biseda eshte si vijon:
 
Marashi: Në emër të Mariusit do bëhet, a në emer tat?
Fredi: Në emër të Mariusit.
Marashi: Ku është ai, kartën e identitetit.
Fredi: Ke kodin e kartës ketu, se e harrova...
 
Më pas vjen e pandehura Feride për ta kaluar pa kartë identiteti dhe largohet.
....................................................................
 
Më pas kallezuesi shkon tek i pandehuri Marash Dema për të marrë kontrollin fizik.
 
Marashi: Altini ku është, ku e ke mjetin ti?
Andrea Kasaj:( ose me emrin e koduar Fredi): E kam parku diku aty.... flet në telefon (me Feriden)...... hajde një çike ketu se duan të shofin pak makinën këta.
MarashiLene po s’pa Altini, a ia dhe kafen Altinit o zotni, a ja dhe a s’ja dhe Altinit?
Andrea( Fredi): Ç’Altin?
Marashi:Altinit atë, xhamat i ka origjinal, të vënë apo...?
Andrea( Fredi): I kena vënë xhamat.
Afrohet dhe Altini dhe Biseda vazhdon:
Marashi: Xhamat që kishte të vitit 2013.
...................................................................
AltiniAkoma s’jam marrë vesh, mbaji aty.
Marashi: Po nuk të takojnë ore, aty është ky që...
Fredi: E mo se do flasim  tashi.......
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)