Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka nisur me një apel takimin e sotëm mbi mbylljen e projektit të binjakëzimit të BE, ‘Përmirësim i shërbimit përmbarimor”.
“U bëj thirrje atyre që çojnë thirrje në celularin tim apo postën time elektronikë, që të ndaloj përmbaruesit. Kjo është e panegociueshme. Zbatimi i vendimit të gjyqësorit është detyrë publike e patjetërsueshme. Kështu për këtë çështje ndjesë, por vendimi i gjykatës do zbatohet, pikë”, u shpreh Manjani në takimin që u mbajt tek ministria e Drejtësisë.
Manjani ritheksoi se ai si ministër nuk mund të mbajë kurrsesi mbi supe faturën e moszbatimit të një vendimi gjyqësor. Nga ana tjetër, ai gjithashtu vuri në dukje se një përmbarues i shëndoshë financiarisht duhet ky ‘shendet’ të korrespondojë me punën që ai bën.
“Duket si reformë tregu por është e vetmja mënyrë që ne të zbatojmë vendimin, nuk mund të pranojmë që nga njëra anë që përmbaruesi të shëndoshet financiarisht, ti gëzojë, por shëndeti financiar të korrespondeojë në punë.
Nuk mund të mbaj as unë askush tjetër faturën e moszbatimit të vendimit gjyqësor, aq më tepër të mbaj faturën e moszbatimit të kolateralit. Bankat nuk janë krijuar për mos zbatimin e aseteve
ndaj shërbimi përmbarimor është shumë i rëndësishëm të motivojë sektorin bankar. Por mua më intereson të zbatohen vendime e gjykatave dhe këtë nuk e kemi shpikur. Kemi parë dhe përvojat franceze”, tha Manjani duke përcjellë me deklaratën që pasoi një sërë përvojash nga vendet e huaja mbi çështjen e përmbarimit.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com