Partia Demokratike është e detyruar të paguaje 20 mijë lekë të reja pasi ka ndotur mjedisin me një protestë që zhvilloi më 8 Dhjetor të vitit 2015.
Nga protesta e 8 Dhjetorit në 2015, protestues të djathtë të mbështetur nga ish-të përndjekur politikë dogjën bunkerin, duke ndotur ambientin. Gjykata Administrative në këtë mënyrë, pranoi se PD duhet të paguajë 2 nga 7 gjobat që iu vendosën nga Bashkia e Tiranës, në ditën e protestës.
Administrativja rrëzoi gjobat për heqje gurësh dekorative në masën 6.1 milionë lekë, apo urinim në ambjentet publike në vlerën 1.7 milionë lekë.
Në ditën e protestës dëme pati dhe në thyerjen e xhamave të ministrive si dhe përgjatë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”.
Në total gjoba që vendosi Bashkia e Tiranës ndaj Partisë Demokratike ishte 19.3 milionë lekë të reja. Ndërkohë Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se vendimi i administratives do të apelohet.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Opozita gjobitet për ndotjen e mjedisit