Rumania është përjashtuar nga “Eurovizion 2016” për shkak se televizioni publik i detyrohet 10 milionë euro Unionit Europian të Transmetimit, (EBU) që nga viti 2007.
“Përfaqësuesit e EBU, lidhjes më të madhe në botë të transmetuesve publikë, kanë paralajmëruar përfaqësuesit e TVR se për shkak të borxheve të mbledhura në tetë vitet e shkuara, do të kalojnë në një fazë të re sanksionesh. Kështu Rumania rrezikon të mos pranohet në skenën e Eurovizionit dhe të mos marrë sinjal satelitor për të transmetuar garën”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga TVR.
Sipas TVR, pavarësisht se u pagua në kohë tarifa për pjesëmarrjen në vitin 2016 dhe tashmë po paguhet një pjesë e borxheve, ku një këst prej 250,000 eurosh është paguar në Janar, kjo nuk mundi të bindë EBU se do të bëhet pagesa e plotë. EBU i ka kërkuar shtetit të garantojë pagimin e borxht, tha TVR.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)