Dha dorëheqjen kryetarja e komanduar e Himarës, Marin Suli tregon në 'Repolitix' emrin se kush do e drejtojë bashkinë: E dinë të gjithë

TIrane-  Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala dha sot dorëheqjen pas rreth 2 muajve nga emërimi pas vakancës së krijuar pas arrestimit të Jorgo Goros për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sekretari i Omonias, Marin Suli në një lidhje Skype me emisionin 'Repolitix' në Report tv zbulon se kush pritet të emërohet në krye të bashkisë. 

'Është histori zullumesh. Vjedhje tenderash, tokash. Hajduti përze hajdutin. Luftë brenda klanesh në PS. Do vënë një tjetër që nuk ka kompetencë prapë në shkelej të ligjit. Vazhdojnë me talljen e Himarës pasi duan pronat dhe të shpërngulin këtë popull. Ta mbushin me oligarkë dhe hotele me 5 yje. Ditën e diel, kryetarja në ikje ka emëruar një kryetar jo legjitim që quhet Arqile Bollano, kanë detyruar të tërhiqet zoti Gjikuria dhe do të bëjnë kryetar bashkie Bollanon, pa asnjë dyshim, e dinë të gjithë këtë. Ka një ligj në fuqi të 2013, quhet ligji më do qejfi. Neni parë kush i do qejfi Edi Ramës dhe neni i dytë kur nuk i do qejfi Edi Ramës prapë mbetet në fuqi neni i parë. Për të qarë kemi qarë tani na ka ngelur të qeshim', shprehet Suli.

Deputeti socialist Lavdrim Krashi beson se zgjidhja e ngërçit në Himarë është së shpejti.

'Është situatë ngërçi që bashkia e Himarës kaloi viti dhe nuk ka kryetar bashkie. Po i vjen fundi, qoftë me këto zgjedhje për parlamentin europian në Greqi', thekson Krashi.

Ndërkohë analisti Plator Nesturi beson se vera e nxehtë dhe plazhi do lërë mënjanë betejën për karrigen e kryetarit të bashkisë

'Në Himarë do ketë një verë të nxehtë, njerëzit nuk do shohin nga deti por edhe nga bashkia', tha Nesturi në studio me gazetarin Denis Minga.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen