TIRANE-Kryeministri Edi Rama këtë pasdite të së martës ka vendosur të zhvillojë një takim me fermerë të Baldushkut, pak km larg Tiranës. 

Kryeministri u bëri të ditur fermerëve se qeveria ka bërë por ka ende shumë për të bërë lidhur me bujqësinë.

Sipas Ramës, thelbësore është që fermerët sot të gëzojnë certifikatat e pronësisë. Kryeministri vuri në dukej se ka dhe shumë shqiptarë që janë kthyer nga emigrimi dhe kanë zgjedhur të punojnë tokën e tyre.

“Ata që kthehen nga jashtë, kthehen me mendje  për punë se nuk e ka mendjen njeri atje as deputetë as politika”. 

Sipas kryeministrit falë një bashkëpunimi të ri mes bashkisë dhe fermerëve për qendrat e grumbullimit pritet ti jepet fund problemit të shitjes së produkteve. Sa i përket legalizimeve Rama tha se ne 2 vite e gjysmë janë legalizuar 130 mijë objekte.

I pranishëm në takim ishte dhe kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri. Në bashkëbisedimin me fermerët u shkëmbyen dhe batuta.

Bashkëshortja e një fermeri tha se kishte 6 fëmijë dhe Rama duke qeshur i beri te ditur të shoqit të saj se, “ajo duhet të ulet në krye të këndit”

Por për t’i bërë qejfin fermerit më pas e inkurajoi me shprehjen se, “pas cdo burri të suksesshëm fshihet një grua e mirë”.

Pjesë nga bashkëbisedimi me fermerët

Rama: Në 3 vite e gjysëm kemi bërë shumë gjëra 

Fermeri: Të jemi realistë na gjete copë-copë

Rama: Të shoh ty ti me jep frymëzim. Xhemal ti nuk e kupton, por unë e them se pas cdo burri të suksesshëm është një gru, perndryshe e di si jane burrat po nuk paten gruan ashtu sic duhet? Shpetim s'ka e s'ka.. Dhe nëna këtu ka 6 kalamaj, zonja jote, jo nona jote se ti je ehuu, nona i themi ne në katund

Fermeri: Qeveria duhet të na mbështesë në shumë gjëra

Rama: Nuk duhet prit cdo gjë nga qeveria, qeveria duhet të jetë afër njerëzve që të ecin para, por ata (emigrantet e kthyer) që erdhën këtu, nuk pyetën shumë cila qeveri ishte kur erdhen ketu, nderkohe qe qeveria duhet te jete afer njerezve qe kane nevoje te shkojne perpara

Rama disa fëmijëve: Po ju në shkollë?

Fëmijët: Në klasë të parë, në klasë të tretë...

Rama: E keni afer shkollen?

Femijet: Po

Rama: Ju ka ardhur lali Eri të shkolla apo jo

Fëmijët: Jo

Rama: Nuk ka arritur ende deri te shkolla dmth. Po me notat si jeni? Mirë?

Femijet: Mire

Rama: Mire sa?

Fëmijët: 8, 9

Rama: Po 7?

Fëmijët: 10

Rama: Po zonja me cfarë merret?

Fermeri: Ja me punë fushe

Rama: Rrofshi. Të falënderoj, ta kesh zonjën me jetë, te te rroje gruaja se ajo ehste kryesorja. Urimi me i madh qe duhet ti bejme njeri-tjetrit, "Vdekshim para grave". He moj, ta di burri vleren..