​Rama: PD zhblloko Vettingun
Basha: Riktheje në Kuvend

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme vizitën në Berlin duke i drejtuar një apel opozitës shqiptare për ligjin e Vettingut. "Zhblloko Vettingun, mos ngri mure për shqiptarët". Një thirrje e veçantë e Ramës u drejtua edhe ndaj anëtarëve të PD që të ushtrojnë presion mbi lidershipin që të shembë këtë mur që sipas kryeministrit është kthyer në bllokadë për çeljen e negociatave mbi të cilat KE shprehet në muajin Dhjetor.

Por në një reagim të tij, ndaj deklaratës së Ramës, kreu i opozitës Basha kërkoi që Kuvendi të amendojë ligjin dhe të mos presin Gjykatën Kushtetuese ndërsa hodhi poshtë akuzat se PD po bllokon Vettingun.

Rama: PD zhblloko Vettingun, mos u ngri mure bllokuese shqiptarëve
Rama në një takim me veteranët me rastin e Ditës së Çlirimit, u ndal gjerësisht tek takimi që pati me kancelaren Merkel dhe mesazhin që mori nga Berlini. 

“Për negociatat do duhet të presim mesin e dhjetorit, por sot mund t’ju them i sigurt se Gjermania është në krahun tonë. Nuk mund të kishte një ditë më të përshtatshme se kjo e Çlirimit për të komentuar momentin kur Merkel u shpreh publikisht për progresin, dhe mund të themi se Shqipëria ka ndryshuar vitet e fundit”, tha Rama duke u ndalur tek përgëzimet që Merkel bëri një ditë më parë ndaj reformave që ka bërë Shqipëria. E në këtë pikë, Rama falënderoi partnerin në koalicion. Z Ilir Meta.

“Duke e njohur më mirë kancelaren dhe përgëzimet e përzemërta dua t’i ndaj me të gjithë ju. Me Ilir Metën, bashkëkryetarin e koalicionit në radhë të parë, pa të cilin reformat tona të thella e të vështira do të kishin qenë të pamundura, por dhe rolin e partnerëve të tjerë që kanë punuar për Reformën në Drejtësi, për grupet parlamentar që e kanë mbështetur dhe përmirësuar”.

Duke qëndruar tek falënderimet, Rama theksoi se do të donte të bënte të njëjtën gjë dhe për opozitën, por këtë nuk mund ta bëjë sipas tij, për disa arsye. Kryeministri u shpreh se PD ka nisur një fushatë në Bruksel për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Kreu i qeverisë gjeti rastin t’i bëjë thirrje opozitës të ndalë lobimin kundër çeljes së negociatave dhe të mos punojë kundër Shqipërisë e shqiptarëve. Një thirrje e veçantë e Ramës edhe ndaj anëtarëve të PD që të ushtrojnë presion mbi lidershipin qe te heqin murin që u kane vënë para shqiptarëve.

“Në fund por jo nga rëndësia me qytetarët shqiptarë që janë burim i çmuar për qeverisjen tonë, shumë sinqerisht do të prisja ti ndaja dhe me opozitën përgëzimet e mergel për ato që ajo quajti ndryshime rrënjësore, por nuk munda, jo se opozita nuk e njeh 29 nëntorin edhe pse nuk ka shkrepur asnjë pushkë. Kjo pjesë sado e mundimshme dhe etike e morale dhe mund të pranohej, por e kam të pamundur të bëj sikur nuk shoh atë që po bën PD për ta rrënuar imazhin  e Shqipërisë në sytë e partnerëve duke mos lënë shpifje për bindur Brukselin që ky vend është Kolumbi, që qeveria është kartelë droge, dhe mbi të gjitha s’i ndaj dot përgëzimet me PD se tanimë është e qartë se jo Brukseli, por opozita jonë i ka ngritur një mur që pengon negociata, me bllokimin e vettingut. Zbatimi i reformës në drejtësi fillon me zbatimin e Vettingut. Ndaj dua t’ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PD që të ushtrojnë presion mbi lidershipin dhe ata deputetë të PD që ta heqin murin duke plotësuar kushtin e vetëm për çeljen e negociatave, Vettingun.
PD ta lejë lojën macja me miun dhe ta heqë murin që i kanë vënë Shqipërisë dhe të nisim të zbatojmë ligjin e Vettingut. Në të kundërt kjo është kundër Shqipërisë e të ardhmes, njeriut të zakonshëm të këtij vendi ja pse kur vjen puna në këtë ligj, për spastrimin e pallatit të drejtësi Shqipëria duhet të jenë një, të majtë e të djathtë, gegë toske e çam, myslimanë e të krishterë”.

Në fund Rama theksoi se edhe e majta gjatë rrugëtimit të saj ka bërë gabime, por kurrsesi nuk ka bërë veprime që tradhëtojnë shqiptarët e atdheun.
“Ne kemi bërë gabimet tona, por nuk e kemi tradhtuar Shqipërinë në vendimmarrjet e saj. Deri në kohë kur populli do na besojë ne do udhëheqim për të çuar përpara vendin e shqiptarët”.  (Per me shume lexo fjalen e plote te kryeministrit Rama, kliko Ketu)



Basha: Të bëjmë mendimet për Vettingun, mos presim Kushtetuesen
“Mjaft më, mos akuzoni opozitën për Vettingun”. Kështu u shpreh sot kryetari i PD, Lulzim Basha pas akuzave të kryeministrit Edi Rama se opozita është kthyer në mur për çështjen e integrimit të Shqipërisë.
Basha kërkoi që Kuvendi të amendojë ligjin dhe të mos presin Gjykatën Kushtetuese.

“Për Vettingun i bëj thirrje Edi Ramës ta bëjmë pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E kthejmë e amendojmë ligjin. Kushtetuta thotë që Vettingun ta bëjë Kuvendi kurse Edi Rama kërkon që Vettingun ta bëj unë me drejtorë”.

Sipas Bashës, kreu i qeverisë nuk e do Vettingun, por e ka pretekst dhe artikulon akuza në drejtim të opozitës kur duhet të jetë ai që të pranojë zgjidhjen.

Kreu i PD tha se në këto kushte nuk ka vend për akuza në drejtim të opozitës, por të tregohet vullnet nga e majta për këtë çështje.

Gjithashtu kreu i PD artikuloi akuza në drejtim të kryeministrit kur tha se i intereson të qeverisë me kriminelë.

Deklarata e plotë e kryetarit të PD, Lulzim Basha

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror