Jo më gropë harrese, por një zonë urbane e rilindur ku turizmi do të jetë motori i zhvillimit ekonomik. Kështu premton për Tropojën kryeministri Edi Rama pak orë pasi mbylli vizitën në qytezën veriore.
Në rrjetin social Facebook, Rama sjell me një kolazh me fotografi vizitën në Tropojë, duke premtuar se investimet do të jenë të shumta.
Duke numëruar një sërë objektesh që do të transformohen në sajë të Programit për Rilindjen Urbane, Rama thekson se për Tropojën do të bëhet më shumë se 25 vite të marra sëbashku.
“Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane për Tropojën, do ta transformojë qytetin e Bajram Currit nga një gropë e braktisur harrese, në qendrën e rilindur të një zone bukurish të rralla ku turizmi do të behet motori i ri i zhvillimit ekonomik e social.
Puna për bulevardin e këmbësorve do të vazhdojë fillimisht me unazën e qytetit, gjimnazin dhe kompleksin e ri sportiv, ku përveç fushës së futbollit do të ndërtohen edhe terrenet e hapura të lojrave me dorë.
Dhe ky është fillimi i përfitimit të madh të Tropojës nga reforma administrative - territoriale, që e vendos bashkinë e re në kushte të favorshme për të harmonizuar jetën urbane me një zhvillim rural shembullor.
Ne do të bëjmë për Tropojën më shumë se sa është bërë në 25 vjet të marra së bashku.
#Rilindje🌹
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër🇪🇺🇦🇱
#QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara”
Për të inspektuar kantieret e Rilindjes Urbane, Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Tropojë një vizitë ditën e djeshme ku u mikprit nga qindra tropojanë, që kishin dalë në rrugë për t’i uruar mirëseardhjen, por edhe për t’u takuar dhe ndarë drejtpërdrejtë me të, interesimin për të ardhmen e qytetit të tyre.
[gallery]19440[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO