​Rama: Ura e Bunës e harruar nga
Voltana.Kryebashkiakja: Autogol!

​Rama: Ura e Bunës e harruar nga<br />Voltana.Kryebashkiakja: Autogol!
SHKODER-Nuk reshtin përplasjet mes kryeministrit dhe kryebashkiakes së Shkodrës.

Mbërritja e Ramës në Shkodër ditën e sotme është përcjellë me ngacmime mes kryeministrit e kryebashkiakes Voltana Ademi.

Shkak është bërë Ura e Bunës që sipas Ramës është lënë në mëshirë të fatit me qëllim nga kryebashkiakja. Por kjo e fundit jo vetëm që nuk e ka mirëpritur këtë kritikë, por e ka ftuar Ramën dhe të kandidojë përballë saj në Shkodër e që ky i fundit të përdorë fuqinë e PS përballë saj.

Por Rama e ka shigjetuar sërish Ademin, duke i treguar se është i njëjti shembull si Basha që sipas tij, nuk bëri asnjë gjë për Tiranën.

REPLIKAT

Kodheli-Ademit: Ura e Bunës nuk është pronë e jona
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i është përgjigjur deklaratave të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me përplasjen e saj me kryeministrin Edi Rama, sa i takon rikonstruksionit të Urës së Bunës.  

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes thekson se Ura nuk është në pronësi të kësaj ministrie, ndërsa sqaron se FA-të kanë ofruar ekspertizën për riparimin e kësaj ure. 

"Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë detyrim të ndërtojë ura, edhe pse vullnetarisht i jemi përgjigjur kërkesave të pushtetit vendor duke ndërhyrë për ndërtimin e tyre kudo ku vlerësohet se i shërbejnë lëvizjes strategjike. 

Përsa i përket urës së Bunës në Shkodër bëjmë me dije se ajo nuk është pronë e Ministrise së Mbrojtjes. Pavarësisht kësaj, ekspertët xhenierë të Forcave te Armatosura i janë përgjigjur bashkisë Shkodër në kohë rekord, duke bërë verifikikimin dhe evidentimin e nevojave për riparimin e kësaj ure
", thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes. 

Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrojtjes nuk ka asnjë detyrim të ndërtojë ura, edhe pse vullnetarisht i jemi përgjigjur kërkesave të pushtetit vendor duke ndërhyrë për ndërtimin e tyre kudo ku vlerësohet se i shërbejnë lëvizjes strategjike.

Përsa i përket urës së Bunës në Shkodër bëjmë me dije se ajo nuk është pronë e Ministrise së Mbrojtjes. Pavarësisht kësaj, ekspertët xhenierë të Forcave te Armatosura i janë përgjigjur bashkisë Shkodër në kohë rekord, duke bërë verifikikimin dhe evidentimin e nevojave për riparimin e kësaj ure.

Rezultatet e këtij rikonjicioni i janë paraqitur kryetares së bashkisë nga ekspertët e FA dhe ekspertët e bashkisë, të autorizuar prej saj për të bërë evidentimin e problematikës.

Nga ky moment mbetet në detyrimin e bashkisë Shkodër të vendosë nëse kërkon ndërhyrjen e Forcave të Armatosura ose jo për ndertimin e saj. Detyrim i cili deri tani ka qëndruar në heshtje nga drejtuesit e bashkisë. Edhe njëherë tjetër Forcat e Armatosura sigurojnë opinionin publik se do te vijojnë të jenë pranë tyre në çdo rast kur lipset ekspertiza dhe kapacitetet e tyre.

Rama: Çojani këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes
Duke shkuar për në një takim me të rinjtë socialistë shkodranë, Rama ka vënë në dukje gjendjen e mjerueshme të urës dhe ka theksuar me ironi që dikush të lajmërojë Ademin e ta njoftojë mbi gjendjen aktuale.
 
"Jam rrugës për Shkodër, kemi takim me votuesit për herë të parë.
Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s'po mundemi dot të bëjmë sa meriton.
Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t'ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t'i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t'i urrejë socialistët✌#VajmedetpërShkodrën
"

Ademi: Uren e ka Kodheli! Në qofsh burrë, pas 2 vitesh, konkurro përballë meje
Kryetarja e Bashkise Shkodër reagon ndaj pretendimit të Edi Ramës se ura e vjetër e Bunës është lënë në mëshirë te fatit nga kryebashkiakja Ademi.
Në një reagim në faqen e saj në Facebook ajo deklaron se; kjo urë është pronë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe se Bashkia Shkoder ka kërkuar mundësine për të investuar në këtë urë dhe nuk është lejuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundershtar politik.
Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, sepse nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! Por ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.
Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi derguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto!
Nese ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje!
Faleminderit qe ekziston Edi Rama!”
shkruan Voltana Ademi duke përcjellë dhe këtë dokument.
 
dokumenti i voltana
(Faksimile e Voltana Ademit per Uren e Bunes)

Rama: Mos me detyro te bej ndertim pa leje. Po plehrat kush i ka, ushtria apo policia

Në fjalimin me të rinjtë në Shkodër, Rama u ndal dhe tek kryebashkiakja shkodrane duke i bërë të ditur se tek Ura e Bunës do të ndërhyjë dhe po qe nevoja do veprojë dhe ilegalisht.
“Mos më detyro të bëj ndërtim pa leje me Urën e Bunës”.

Kurse mbi deklaraten e Voltana Ademit ne rrjetin social, Facebook ku shpjegohet se ura eshte ne kopetencat e ministrise se Mbrojtjes, Rama ka ironizuar me nje foto me plehra poshte ures. 

"Ja edhe një përgjigje e mundshme imja për zonjën kryetare:

Voltana, ti në Bashkinë e Shkodrës nuk bën asgjë më shumë se sa ç'bëri Lulëzimi në Bashkinë e Tiranës, dmth vetëm fle, dhe në jetë nuk bën asgjë më shumë se sa ç'bën Lulëzimi në çadër, dmth flet po nuk mban përgjegjësi për çfarë thua! Po njësoj si Lulëzimi, ti i jep shumë rëndësi vetes duke menduar se unë jam kundërshtari yt 😀

Por në fakt unë jam thjesht kundërshtari i dembelëve që u punon gjuha jo truri, i parazitëve që u punon goja jo zemra, i karagjozëve që u punon djallëzia jo qytetaria. Nuk e di nëse ti hyn në këto kategori, që kanë populluar politikën shqiptare prej çerekshekulli e këtej, sepse realisht, s'të kam parë ndonjëherë me këtë sy. Por di me siguri që mes Shkodrës e teje, ka po aq lidhje sa ç'kishte mes Lulëzimit e Tiranës.

Kështu që kur ti flet, për si nuk e shkatërroi dot komunizmi Shkodrën, mua thjesht më vjen keq për si po katandiset Shkodra, teksa ti fle dhe sheh ëndrra sikur unë jam kundërshtari yt, meqë ti qenke antikomuniste 😂

Ndërkohë unë i shkreti thjesht mundohem të të zgjoj nga gjumi, sa herë flas për Shkodrën, sepse më dhimbset Shkodra, jo se dua të hakmerrem për ëndrrat e tua të rehatshme. Po që të mos e zgjas se do jesh duke fjetur, fatmirësisht kam shahit disa kolege të tutë, demokratë që nuk ngjajnë as me Lulëzimin as me ty, nga Tropoja në Përmet! Ata mund të të dëshmojnë, se mua më mjaftojnë projektet dhe pasioni për qytetin, për të bashkëpunuar me bashkitë pa dallim, e për ta çuar erën e Rilindjes Urbane nga lart në Veri deri poshtë në Jug 😀

Po ti fli, fli e mos e vrit mendjen hiç që Shkodra nuk është repart ushtarak e Ura e Bunës është simbol i qytetit jo aset i ushtrisë 😂 Dhe ashtu në gjumë më jep si gjithmonë përgjigjen "antikomuniste" të radhës, vetëm aman të keqen, kujdes, fjalen konkuro mos e shkruaj me dy "rr" se kuptohet që je duke gërrhitur ✌

E meqë ra fjala po këto plehrat nën Urën e Bunës kush i ka, ushtria apo policia?
#VajmedetpërShkodrën 🙄"

ura e bunes
(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini