​Rrezikohet qumështi në Kosovë
pritet të merret një vendim

​Rrezikohet qumështi në Kosovë<br />pritet të merret një vendim
Hiperprodhimi i qumështit të freskët, importi i produkteve të qumështit jashtë standardeve, produktet të cilat vijnë të dampuara në Kosovë, produktet e subvencionuara nga importi dhe inkasimi i mjeteve në aspektin interno, janë problemet me të cilët po ballafaqohen përpunuesit e qumështit.

“Për fat të keq këto zhvillime pozitive të cilat kanë ndodhur në sektorin e qumështit, nuk janë përcjell në masën e duhur nga ana e Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë, sa i përket edhe aspektit tjetër atë të mbrojtjes së produkteve vendore. Tash e disa vite, tregu i Kosovës vazhdon të jetë i vërshuar nga produktet të cilat vijnë të dampuara në Kosovë, pastaj kemi problematikën e produkteve të cilat vijnë jashtë standardit si dhe çështjen e importit të produkteve të subvencionuara të qumështit. Sigurisht edhe një problem tjetër është edhe problemi i inkasimin të mjeteve me të cilat ballafaqohen përpunues të qumështit në Kosovë. Fakti që në Kosovë ekziston edhe ligji për masat mbrojtëse është vërtet një hendikep shumë i madh që këto ligje sa i përket sektorit të qumështit ende nuk janë aplikuar në Kosovë”, ka thënë ai.

Tha se ata vazhdimisht i kanë paraqitur problemet dhe kërkesat e tyre në MTI, për të gjetur një zgjidhje që këto probleme të mbarojnë, por, sipas tij, përgjigjet e MTI-së nuk kanë qenë konform kërkesave të tyre.

Ai tha se kërkojnë gjithashtu që të ndërpritet importi i produkteve të cilat janë jashtë standardeve të lejuara.

“Pra e vetmja alternativë për përpunuesit e qumështit në çoftë se urgjentisht nuk ndërmerret një masë ose disa masa të cilat do ta lehtësonin këtë industri, atëherë, përpunuesit e qumështit nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të bëjnë ndërprerjen e grumbullimit të qumështit. Ne u bëjmë thirrje edhe Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit dhe MTI-së që të ndërprehet urgjentisht importi i produkteve të cilat janë duke e shkatërruar industrinë përpunuese këtu kemi parasysh sidomos importin e produkteve të cilat kanë përmbajtje jashtë standardeve të lejuara si dhe sa më shpejtë të aplikohen masat mbrojtëse, masat antidamping dhe masat kundër produkteve të subvencionuara të qumështit”, tha Memaj.

Edhe kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha, ka pohuar për probleme të tilla.

Ai tha se është e absurde se me çfarë çmimesh shiten produktet e importuara të qumështit.

“Është diçka absurde dhe e pabesueshme kur në tregun tonë hasim në djathë në një çmim prej 1 euro e gjysmë deri në dy euro, një lloj i djathit të bardhë, ku për djathin tillë duhet së paku 5 deri në 6 litra qumësht, ndërsa në Kos ovë ai shitet deri në 2 euro. Ky është një ndër problemet të cilat neve na rrethojnë por kemi edhe shumë probleme të tjera, sa i përket masave të tjera mbrojtëse, por edhe me përgjithësi të plotë mund të them se ne si prodhues në këtë rast në bazë të takimeve që kemi pas me shoqatën e përpunuesve, kemi ardhur para një akti të kryer... dhe ne do ti shprehim pakënaqësitë tona në format tjera, të cilat për ne nuk janë të mirëseardhura” tha Berisha.

Në anën tjetër, Valdet Gjinovci, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, thotë se ata kanë qenë gjithmonë të gatshëm për të parandaluar problematikat e prodhuesve dhe përpunuesve kosovarë.

“Janë rrit edhe masat e kontrollit në pikat inspektuese kufitare sa i përket importit të cilësisë së qumështit, problem i cili ka qenë para një viti e gjysmë, i cili është shndërruar, deri në një masë të konsiderueshme në nivel thuajse edhe politik. Mirëpo, mbi të gjitha neve si institucion përgjegjës kemi ndërmarr masa se mbi të gjitha të importohen produkte të sigurta. Prap po e theksoj se ju nëse e vlerësoni që ndonjë nga produktet të cilat prezantohet, qoftë të dyshimta, apo të cilat janë jashtë standardit ashtu siç ju e deklaroni, sot pas takimit ejani në agjenci dhe dokumentoni cili është ai nga ato produkte dhe bashkërisht të marrim masa të nevojshme sa i përket analizave laboratorike”, ka thënë Gjinovci.

Edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, sikurse Gjinovci pohon se MTI, nuk ka hezituar të marr masa kur ata kanë pasur informata e fakte për të ndërmarrë ndonjë masë.

Ndërsa, sa i përket ligjit antidamping, thotë se komisioni ndërqeveritar i përbërë nga gjithë akterët, sjellin rekomandimin për Ministrinë e Tre gtisë dhe Industrisë dhe posa ky komision t'i ketë të gjitha informatat e nevojshme për t`i rekomanduar MTI-së, atëherë merren vendimet.

"Unë edhe sot edhe para mediave edhe para jush t`ju them, se ne si ministri jemi të gatshëm ti ndërmarrim masat në çoftë se mundemi nesër ose sot para orës katër. Por për ta bërë këtë ne na duhen informata, na duhen informata kredibile nga industria e përpunimit dh e prodhimit të cilat na mundësojnë që ne të ndërmarrim një vendim të bazuar në fakte dhe një vendim i cili do qëndrojë edhe në rast të shkuarjes në gjykatë edhe në rast të ankesave të kujtdo në organet tjera”, u tha Nikaj, kryetarëve së shoqatave.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti