Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Edvin Kulluri

Pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj kryeministrit Rama se ka përfituar pronën në Vuno. Kulluri e quan opozitën në këtë rast si të pamoralshme, pasi është një parti e djathtë që akuzon dikë se ka marrë një pronë të trashëguar.

PD ka hyrë në një cikël idiotësie sipas Kullurit, pasi çdo njeri gëzio dy të drejta natyrore, atë të jetës dhe të pronës.

Më tej hedh akuza ndaj opozitës dikur në qeveri se gjatë 8 viteve në pushtet la 33 mijë dosje pa shqyrtuar duke noterizuar grabitjen e pronave nga komunizmi.

”PD ka hyre ne nje cikel idiotesie dhe imoraliteti te pakthyeshem! Po si mundet partia medemek e djathte te sulmoje Kryeministrin ose kedo qytetar qe ka perfituar pronen e trasheguar?

PD duhet te beje beteje me PS pse Agjensia e Trajtimit te Pronave ne 11 vite qeverisje te Ramesnuk ka marre asnje vendim per kthim dhe kompensim te pronave te trasheguara. Duhet te tundin bulevardin per Ligjin per Investimet Strategjike, por jo pse nje fis ka fituar te drejten e prones ne gjykate!

Njeriu gezon dy te drejta natyrore: 1) te drejten e jetes, pra qe askush mos ti marre jeten dhe lirine ne menyre arbitrare pa nje proces te rregullt ligjor; 2 te drejten e prones qe me Kushtetute perfitohet permes trashegimise, shit-blerjes dhe dhurimit.

Mire qe lame 33 mije dosje pa shqyrtuar ne 8 vite qeverisje duke “noterizuar” grabitjen e prones nga komunizmi, por tani tani dalin protestojne per dyshime te SPAK per ndikim te paligjshem ne rastin Malltezi e nderkohe sulmojne Ramen pse gjykata u ka thyer fisit Koleka pronen e trasheguar.

Dhe me keq akoma mbeshtesin kandidatet e Vorio-Epirit ne emer te mbrojtjes se pronave te banore te Himares!

Parti pa busull morale dhe politike. Parti prone e nje njeriu”, shkruan Kulluri në Facebook.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital