TIRANË - Një informacion i vetëm që ka mbërritur nga një shërbim inteligjent i huaj në zyrat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka qenë indicia e parë për nisjen e hetimeve që më pas sollën zbulimin e rrjetit të trafikut të drogës me 9 anëtarë, mes tyre dhe tre biznesmenë të njohur në vend.
Informacionet se biznesmenët, Ajet Sulaj dhe Pajtim Bracaj merreshin me aktivitet kriminal janë dhënë nga shërbimi i huaj që në muajin qershor të 2015-ës, ku fillimisht janë kërkuar të dhëna për numrat e telefonit, adresat e banimit dhe aktiviteti i tyre.
Por gjatë këtyre verifikimeve që janë bërë nga oficerët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë përftuar të dhëna interesante duke ngritur dyshime të arsyeshme se personat që ishin në verifikim e sipër merreshin me aktivitet kriminal.
Për pasojë është vendosur në 25 shtator 2015 regjistrimi i procedimit penal dhe ndjekja operative me kohë të plotë e personave të dyshuar.
Sipas të dhënave, deri në 25 shtator, Policia e Shtetit nuk ka pasur dijeni për këtë hetim dhe se agjentët e saj të vëzhgimit janë autorizuar të kryejnë hetime vetëm me vendim të prokurorisë.
Kanë mjaftuar 22 ditë hetime që prokuroria dhe policia të zbulonin 700 kg drogë dhe të arrestonin Iqmet Pashollari pronari i vilës, Festim Xhelilaj, transportues i lëndës narkotike, Lutfi Xeka, kultivues i kanabisit, Qerim Xeka, kultivues i kanabisit, Pajtim Braçaj, biznesmen/financues, Ajet (Alket) Sulaj, biznesmen/financues,Bejto Kotaj, biznesmen/financues.Ndërkohë në kërkim janë dy vëllezërit Valter Pashollari, paketues i kanabisit dhe Euglen Pashollari, paketues i kanabisit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com