SHKODËR - Ministria e Arsimit e pezulloi nga puna pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqej duke dhunuar një nxënës, por komuniteti i prindërve në shkollën 9-vjeçare të Bushatit kërkojnë rikthimin në punë të mësues Nevila Duraj. Prindërit thonë se vlerësojnë kontributin ndër vite të saj.
Prindërit e nxënësve të shkollës 9- vjeçare në Bushat “Gjon Doçi” kanë organizuar një protestë përpara shkollës fillore duke kërkuar kthimin në detyrë të mësueses së pezulluar Nevila Duraj.
Shpresa Uka nëna e nxënësit që në një video të filmuar nga vetë shokët e tij një vit më parë, shfaqej duke u goditur nga mësuesja, pohon se i ka kërkuar që djalit t’i tërhiqej vëmendja dhe pse jo edhe të goditej kur prish orët e mësimit. Ajo ndërsa jep vlerësimet maksimale për punën e mësueses Duraj.
Në të njëjtën linjë janë edhe komuniteti i prindërve të shkollës 9-vjeçare në Bushat pas vendimit për pezullimin e mësueses Nevila Duraj. Prindërit kërkojnë kthimin e mësueses në shkollë, madje kërcënojnë se nuk do të dërgojnë fëmijët në mësim deri në zgjidhjen e këtij problemi.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale solli pezullimin e mësueses Nevila Duraj, për shkak të dhunës së ushtruar gjatë vitit 2014, në një orë mësimi në klasën e shtatë.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com