Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas skandalit ku ishte përfshirë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës duke e cilësuar si të papranueshme, ndërsa i ka kërkuar KLD ta shkarkojë.
 
"Ngjarja e transmetuar audio është shokuese! E papranueshme për figurën e cdo zyrtari aq më tepër gjykatës.
 
I kërkoj menjëherë KLD ta shkarkojë gjyqtarin Guximtar Boci nga detyra e Kryetarit te Gjykatës si dhe ta pezulloje si gjyqtar.
 
Menjeherë fillojnë procedurat e inspektimit për procedim disiplinor! Nxis prokurorinë të fillojë hetimin penal
" deklaron Manjani.
 
Emisioni investigativ "Stop" ka denoncuar aferën seksuale ku është përfshirë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.
 
Emisioni pretendon se kryegjykatësi i këtij rrethi ka kërkuar favore seksuale ndaj një qytetareje, e cila kishte një proces gjyqësor në këtë gjykatë.
 
Në bazë të regjistrimit del që Boçi i ka kërkuar disa herë qytetares që të bëhet e dashura e tij dhe se gjyqin do ta fitonte.
 
Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i kërkon marrëdhënie seksuale.
 
 
d.b/shqiptarja.com