Një sondë e përbashkët evropiano-ruse e Hapësirës duket se ka shpërthyer gjatë uljes në sipërfaqen e Marsit. Këtë e tregojnë fotot e publikuara nga NASA.

Pamjet satelitore të agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA paraqesin një pikë të zezë në hapësirë ku sonda Schiaparelli mendohej se do të ulej para dy ditësh, ka njoftuar Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Agjencia evropiane tha se çrregullimi më i madh i zënë në fotografitë e NASA-s, dëshmon për një ulje me përplasje.

Sonda Schiaparelli ishte e projektuar për projekte ambicioze në Mars që do zgjasnin deri në vitin 2020.

Por shkencëtarët thonë se misioni i kësaj sonde ishte pjesërisht i suksesshëm. Sipas tyre, sonda ka dërguar informacione pak para se të shpërthente.

[gallery]19246[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)