26 vite më parë, më 20 shkurt të vitit 1991, dhjetëra- mijëra protestues rrëzuan simbolin e komunizmit, shtatoren e diktatorit Enver Hoxha.
 
Ky veprim pasoi grevën e urisë të mbi 700 studentëve të cilët kërkonin ndër të tjera dhe heqjen e emrin ‘Enver Hoxha’ që mbante një prej Universiteteve më të mëdha të Tiranës.

Pamjet e xhiruara janë nga kameramani Fatmir Çepani.
 
Ishin vitet kur Partia Demokratike kishte pak me shumë se 2 muaj që ishte krijuar dhe në 31 mars ishte vendosur të mbaheshin zgjedhjet e para pluraliste.

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor te Tiranës dhe rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha duke shënuar një prej momenteve më historikë të vendit, duke u bërë kështu simbol i rrëzimit te komunizmit ne Shqipëri. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e 31 marsit dhe mundi të vijë në pushtet vetëm një vit më pas, në zgjedhjet e parakohshme të 22 marsit ’92.

[gallery]21125[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)