Partia Demokratike ka denoncuar koncensionin për kontrollin bazë të shëndetësor të popullsisë nga mosha 40 deri në 65 vjeç. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Sipas saj një eksperiencë e tillë nuk është dëgjuar në asnjë vend të Evropës dhe botës dhe se kontrolli bëhet me infrastrukturën dhe pajisjet e qendrave shëndetësore.
“Edi Rama i dha mikes së tij, Vilma Nushi, 120 milionë euro, që popullsia nga 40 deri në 65 vjeç të bëjë një kontroll mjekësor. Eksperiencë e tillë e padëgjuar më parë në asnjë vend të Evropës apo edhe edhe në botë. Por çfarë po ndodh në realitet me koncesionin e Vilmës? Edhe pse paratë për të dytin vit, mikja e Edi Ramës i ka marrë paradhënie; kontrollin e kanë bërë vetëm rreth 10 përqind e qytetarëve të parashikuar. Kontrolli bëhet me infrastrukturën dhe pajisjet e qendrave shëndetësore, me stafin e qendrave shendetësore. Punën e bëjnë infermierët dhe stafi që paguhet nga shteti, nga taksat tona”, tha deputetja e PD-së.
Sipas Vokshit të vetmin proces që kryen kompania që ka fituar tenderin është roli i “taksisë”.
“Vilma deri më sot duhet të hapte 18 laboratore, deri më sot vetëm 3 janë hapur, ndërsa 15 të tjerëve u është blerë vetëm emri se analizat e tyre sillen në Tiranë. E vetmja gjë që bën mikja e kryeministrit, është se bën taksinë, në fakt merr kampionet me makinat që shpërndan duhanin, biznesin e saj primar. Pra 120 milionë euro, Edi Rama, ia ka dhënë mikes së tij, që makinat e saj pasi të kenë shpërndarë cigaret nëpër Shqipëri, në kthim, ato të marrin kampionet e lëna disa orë në pritje, çka dëmton edhe garancinë e cilësinë e analizës që në shumë raste edhe ngatërrohen”, u shpreh Vokshi.
Denoncimi i PD-së mbyllet me thirrjen që firma të tërhiqet nga ky tender.
REdaksia Online
(f.s/shqoptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO