TIRANË- Në orët e para të së shtunës, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në nje byrektore, fast food në rrugën "Muhamet Gjollesha", në zonën e 21 dhjetorit.

Nga informacionet e para bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në një biznes privat në katin e parë të një pallati, pranë komisariatit nr.2. Si pasoje jane demtuar 3 apartamente, kolona kryesore e mbajtjet se pallatit dhe dy automjete.

Në sallën operative të policisë fillimisht është raportuar për shpërthim tritoli, por më pas nga hetimet ka rezultuar se ishte bombula e gazit e vendosur në impiant ku ka ndodhur shpërthimi.
 
Për këtë rast kanë nisur hetimet, ndërsa policia e Tiranës ka proceduar penalisht administratorin e subjektit për shkelje të rregullave të sigurisë teknike në punë.
 
ReportTv ka mësuar se për këtë rast një ekspertizë do të kryehet dhe nga ana inxhinierike për të nxjerr nëse dëmtimet e pësuara në kollonën e pallatit rrezikojnë shembjen e tij.
 
Shkaku i shperthimit
Hetimet paraprake kanë nxjerr si shkak të shpërthimit rrjedhjen e gazit dhe nxehtësinë e krijuar brenda subjektit tregtarë nga pajisjet teknologjike, ndërsa ekspertiza e zjarrfiksëve pritet të zbardh se cfarë e shkaktoi rrjedhjen.
 
Në këtë sistem kanë qenë të montuara dy bombula gazi ndërsa njëra prej tyre ka shkaktuar shpërthimin dhe rezulton se ka patur mbi 25 litra gaz.
 
Vec dëmeve materiale pallati ku ndodhi shpërthimi ka mbetur dhe pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit tre fazor.

Vala e shpërthimit ka prekur dhe pjesën e përparme të rrugës, por aty dëmet kanë qenë më të vogla pasi bombulat ishin montuar në pjesën e ballkonit të subjektit tregtar në katin e parë.

ISHTI gjobit me 500 mije leke subjektin Fast Food

Pas shpërthimit me pasoja të rënda duke dëmtuar 3 apartamente, dy automjete dhe subjektin tregtar KEAL, ky i fundit është gjobitur me 500 mijë lekë nga Inspektoriati Shtetëror Teknik.

Gjoba sipas ISHT është vendosur për shkak të mos repsektimit të kushteve të sigurisë teknikë në subjektin tregtar KAL në vendosjen e bombulës së gazit dhe pajisjeve teknologjike.

 
[gallery]23005[/gallery]