Përkatësisht kuotat e mbetura të paplotësuara për secilën dege janë:
182 në Degën Financë,
240 në Degën Administrim Biznes
107 në Degën Informatikë Ekonomike
74 në Degën Ekonomiks
Regjistrimi për raundin pasardhës ka nisur sot në orën 08:00 dhe përfundon në datën 20.10.2016 ora 19:00.
Universiteti bën të ditur se nëqoftëse nuk regjistroheni në asnjë nga këto degë ku jeni shpallur fitues në datat 19-20 Tetor, humbisni të drejtën e regjistrimit në Fakultetin Ekonomik në fazën pasardhëse. “Gjithashtu kujtojmë maturantët që aktualisht janë nën vijën e kuqe, të jenë të vëmendshëm për fazën pasardhëse, në datat 21 – 22 Tetor”.
Pas datës 22 Tetor, regjistrimet do të vazhdojnë me faza 48 orëshe.
(d.b/Shqiptarja.com)