Një vajzë 14-vjeçare nga Fieri ka kallëzuar në polici babain e saj për ngacmim seksuale. Babai është shpallur në kërkim, pasi është larguar nga banesa pas denoncimit të së bijes.
Policia e Fierit ka bërë të ditur se, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit, A. Xh, 45 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas u shpall në kërkim pasi vajza e tij 14 vjeçe kallëzoi se babai i saj e ka ngacmuar seksualisht dhe në mënyre të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Vepra të turpshme”.
Shqiptarja.com mëson se prindërit e vajzës janë të ndarë dhe nuk jetojnë bashkë.
Vajza tha në polici, se ngjarja ka ndodhur para një viti, ndërsa kontradiktore me dëshminë e vajzës, është ajo e nënës së saj.
Të dyja, nënë e bijë jetonin në lagjen “1 Maji” në Fier.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com