Sot, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit e shpallur në kërkim, Halit Dusha, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka pasur dijeni për vetëvrasjen e shtetasit Besnik Pudja. Dyshohet se ai në bashkëpunim me Besnik Pudjan dhe disa shtetas të tjerë janë autorë të dyshuar për kultivimin e 2889 bimëve të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në fshatin Urë, Kollagjesh.
Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale të “Kultivim të bimëve narkotike" e kryer në bashkpunim dhe "Mos kallzimit të krimit", parashikuar nga Nenet 284 - 25 dhe 300 të Kodit Penal.
Ne foto, Besnik Pudja
(d.b/Shqiptarja.com)