Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj ka falenderuar qytetarët që e kanë votuar atë për kryebashkiak. Veliaj gjithashtu ka shprehur mirënjohje dhe për numëruesit e votave.

“Dua t'u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan sot dhe ushtruan vullnetin qytetar për ta çuar Tiranën në Drejtimin e Duhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë", shkruan Veliaj në faqen e tij në Facebook.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)