VLORË- Një person është arrestuar sot nga policia e Vlorës i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Genti Kapllanaj, 30 vjeç, banues në fshatin Bolenë të Vlorës, është arrestuar nga policia, pasi gjatë kontrollit, në fshatin Bolenë, në vendin e quajtur “Maja e Luathit”, u zbulua dhe u asgjësua një parcele me 78 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com