Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, autori i vrasjes së Fildes Hafizai, Fadil Kasemi nuk është dorëzuar sikurse pretendohej deri më tani, por është arrestuar nga policia.

Sipas prokurorisë, pas vrasjes Fadil Kasemi kishte marrë një furgon duke i treguar armën shoferit, për tu larguar ng avendi i krimit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kasemi ka marrë një furgon që shpërndante mallra, duke i kërkuar shoferit ta dërgonte në qendër.

Fillimisht Kasemi e ka fshehur armën, më pas e ka nxjerrë, duke e detyruar shoferin ti bindej fillimisht.

Shoferi ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë, në momentin që ka parë patrullën e policisë ai ka ndaluar dhe i ka kërkuar atyre që të arrestonin Kasemin, policët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

Fadil Kasemi vrau ditën e djeshme ish-bashkëshorten, Fildes Hafizi në zonën e Xhamllikut. 

Kasemi e ka pritur për disa orë ish-bashkëshorten e tij poshtë pallatit. Fildeze Hafizi ishte duke parkuar makinën e saj tip Mercedez-Benz, poshtë
pallatit ku ajo jetonte bashkë me djalin dhe vajzën e saj, kur është qëlluar me pistoletë.

Ish-bashkëshorti i Gjyqtares pritetet të akuzohet për: Armëmbajtje pa leje, Vrasje me dashje, ndërsa nuk dihet ende nëse mbi të do të rëndojë edhe marrja nën kërcënimin e pistoletës të furgonit me të cilin synoi edhe të largohej.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com