Përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, thotë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor është e rëndësishme jo vetëm për lidershipin në Kosovë por edhe për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.
Ai tregon se gjatë javës do të vijnë 90 vëzhgues të BE-së, të cilët do të jenë të pranishëm deri në ditën e zgjedhjeve.
Në takim me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai thotë se i ka shprehur përkrahje asaj për ndihmën që i nevojitet Kosovës në këto zgjedhje.
Këto komente ai i ka bërë pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Komisionin Qendror Zgjedhor, për vëzhgimin e zgjedhjeve, sikurse ka ndodh në ato lokale.
Deri me tani KQZ-ja ka nënshkruar edhe marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, për furnizim të rregullt me energji elektrike gjatë të ditës së votimit.
E, ndërkohë pritet të nënshkruhet marrëveshja me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Drejtësisë./KosovaPress/
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com