TIRANE- Ka kaluar gati një çerek shekulli, por problemi i pronësisë mbi trojet dhe tokat ende nuk është zgjidhur, për një mungesë të theksuar dëshire nga zyrtarët e shtetit shqiptar. Burimet thanë se në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit janë grumbulluar prej vitesh 8300 dosje, që presin zgjidhje. Ndërkohë, edhe në rastet kur shteti ka njohur pronësinë, e drejta e ish-pronarëve nuk është realizuar për një serë pengesash të tjera të panumërta, duke filluar nga mbivendosja e regjistrimeve në vite, tek objektet pa leje, etj.
Vetë ligji për kthimin e kompensimin është ndryshuar më shumë se dhjetë herë, por pa arritur përfundimin e një procesi jetik për ekonominë e vendit. Në këto kushte, shansi i fundit që u ka mbetur pronarëve është të drejtohen në Gjykatën e Strasburgut, ku gati gjithnjë është mbajtur qëndrim në favor të tyre, duke qenë se shkelja e së drejtës së pronësisë ka qenë tejet evidente.
Vonesa në shlyerjen e pagesës nga qeveria, që filloi nga ana e qeverisë Berisha për herë të parë, pasohet nga rritja e faturës, pasi ka penalitete ditore. Kësisoj qeveria në vendimet e fundit që ka marrë për shlyerjen e kompensimit për ish-pronarët që kanë fituar gjyqin në Strasburg ka shmangur kamat vonesën për të ulur sa më shumë vlerën që duhet paguar për ish-pronarët.
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 17.08.2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com