846 raste të reja dhe 19 viktima me COVID/ Humb jetën Kasem Hysenbelliu, po kurohej në Turqi! Virusi i merr jetën dhe ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër

TIRANË- Si rezultat i 2.308 testimeve të kryerja, këtë të shtunë janë regjistruar 846 raste të reja dhe 19 viktima. Tirana është qyteti me më shumë raste të reja për të ndjekur nga Durrësi dhe Fieri.

"265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier,  82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat", njofton Ministria e Shëndetësisë.

19 qytetarë kanë humbur betejën me këtë COVID, 7 prej të cilëve sërish në kryeqytet.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan,  2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi", thuhet në njoftim.

Një numër i lartë është i pacientëve të shtrkruar në 4 spitalet COVID. Aktualisht trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.  Në një kohë kur bilanci i rasteve të reja dhe i viktimave është i rëndë, ai i të shëruarve mbete pozitiv.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 846
Të shëruar ne 24 orë 312
Të shtruar në spitale 469
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 2.308

Testime totale 201.634
Raste pozitive 42.148
Raste të shëruara 21.286
Raste Aktive 19.973
Humbje jete 889

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 10680
Durrës 1375
Elbasan  865
Fier  1541
Korçë  1088
Vlorë  1017
Shkodër  854
Lezhë  726
Berat  653
Kukës  422
Dibër  238
Gjirokastër  514

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
COVID-i i merr jetën ish drejtorit të shkollës së muzikës në Shkodër, Sokol Marku! Po kurohej prej javësh në Turqi

COVID-i i ka marrë jetën ish drejtorit të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Shkodër, Sokol Marku. Ai u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare dhe ishte dërguar për kurim në Turqi.

Sokoli Marku që prej fillimit të muajit nëntor, ishte i shtruar për kurim në Stamboll nga Covid 19. Prej rreth 2 javësh ishte në intubim atje, por që nuk mundi të mbijetonte duke humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Ora 09:22
COVID-i i merr jetën Kasem Hysenbelliut, po kurohej prej javësh në Turqi! Meta: Lajm tronditës! Basha: Luftëtar i medias së lirë! Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë

COVID-19 i ka marrë jetën presidentit të televizionit “Fax News” Kasem Hysenbelliu. Pas infektimit dhe rëndimit të gjendjes ai ishte dërguar në Turqi për kurim, por nuk mundit të fitonte dot betejën me këtë virus.

Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh.  Ai u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi TV Fax News që nga Tetori 2017, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë