88.590 të dypunësuar duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Sot afati i fundit! Rriten kostot pas rivlerësimit të tatimit

Sot mbyllet afati zyrtar për ata që bëjnë me shumë se një punë për të plotësuar deklaratën e të ardhurave individuale nga paga, dhe për ta dorëzuar pranë administratës tatimore. Këtë proces që deri më tani e kanë bërë vetëm personat me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, tani edhe ata që gjatë vitit të kaluar kanë qenë qoftë edhe për një muaj të punësuar në më shumë se një vend.

Sipas të dhënave në 2020 janë mbi 88 mijë persona të dy-punësuar, dhe sot duhet të dorëzojnë deklaratën vjetore të ardhurave nga paga dhe shpërblimet, në të kundërt do të gjobiten me 5 mijë lekë si dhe do të rritet kamatëvonesa.

Ky detyrim vjen pas ndryshimit të ligjit për tatimin mbi të ardhurat që ka hyrë në fuqi gjatë vitit 2020, dhe që përpos dorëzimit të deklaratës do të rivlerësohet tatimi i paguar për pagat që çon automatikisht në rritje të kostove për qytetarët.

Pra, të gjithë personat që kanë marrë 2 paga nga 30 mijë lekë në punët që kanë kryer dhe që deri dje nuk kanë paguar tatim (pasi është paga minimale) tashmë pagat do të bashkohen dhe do paguajnë 13% për totalin që është 60 mijë lekë.

E njëjta gjë ndodh edhe për personat që për dy pagat kalojnë pragun e 1.5 milionë lekëve, dhe do të duhet të paguajnë 23% tatim, duke bërë që tu rriten kostot automatikisht.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?