89 vite nga lindja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare! Leksioni 'Kadareja dhe politikja', vështrim dhe te femërorja

TIRANE- Këtë 28 janar shënohet 89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare. Në këtë ditëlindje të parë pa të, u mbajtën një sërë aktivitetesh në Tiranë dhe në qytetin e tij të lindjes, Gjirokastër.

“Kadareja dhe politikja” ishte leksioni i mbajtur në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë dhe që ofroi lexime të veprave të Kadaresë, prej këndvështrimeve nga teoritë e nacionalizmit, orientalizmit, sovranitetit, feminizmit etj.

“Duhet thënë që vepra e tij është një vepër shumë politike, jo vetëm për kohën kur është shkruar, që mbulon dy periudha, komunizmin dhe postkomunizmin, por edhe për tematikën, për vlerat që mbart dhe për personazhet e saj.”, - shprehet Enis Sulstarova, pedagog i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës. 

Sulstarova sjell si shembull “Tri këngë zie për Kosovën”, që sipas tij mund të merret si një lloj etosi jo vetëm për Kosovën, por për Ballkanin në përgjithësi dhe jo vetëm për konfliktin Kosovë-Serbi, por edhe për konfliktet e Ballkanit me Evropën.

Aktiviteti, i organizuar nga Departamenti i Shkencave Politike në bashkëpunim me Klubin Feminist të Librit sjell një vështrim edhe te femërorja në veprën e shkrimtarit.

“Dëshironim të kishim një këndvështrim, aq sa politik, por edhe feminist mbi veprën e Kadaresë. Besoj do të jetë interesant edhe për të filluar siparin e diçkaje që Klubi Feminist i Librit e ka filluar, të shikuarit e veprave ekzisutese edhe në këndvështrimin feminist.”, - shprehet pedagogia Klodiana Beshku.

“Ajo që rezulton është se Kadareja mbetet pak i interesuar për gruan, por i intersuar shumë për femëroren në aspektin e seksualitetit, çka herë-herë duket kontradiktor dhe nuk shkon në lëmë të asaj që kërkojmë: të një gruaje të rëndësishme në hapësirën publike, por e destinon të jetë pjesë e privates”., - thotë Irena Myzeqari, pedagoge.

“Të kërkuarit e gruas dhe femërores brenda universit kadarean është e rëndësishme sepse na bën të kuptojmë ndikimin që letërsia e tij ka pasur në qasjet feministe. Përpiqem të kuptoj çfarë na jep Kadareja në lidhje me seksualitetin, në lidhje me imazhin sociologjik dhe si e ravijëzojmë idealin e femërores, por jo më pak e rëndësishme edhe identiteti politik, cila është heroina që përpiqet Kadareja të ndërtojë.Ajo që rezulton është se Kadareja mbetet pak i interesuar për gruan, por i intersuar shumë për femëroren në aspektin e seksualitetit, çka herë-herë duket kontradiktor dhe nuk shkon në lëmë të asaj që kërkojmë: të një gruaje të rëndësishme në hapësirën publike, por e destinon të jetë pjesë e privates. Femërorja është rrjedhimisht politike dhe nuk mund të ketë politike në shoqëri pa gruan. Dashur pa dashur, gruaja është një tjetër politike që na shfaqet te ky univers letrar.”, - vijon Myzeqari. 

Në veprat e Kadaresë shihet politika si identitet, si perspektivë e gjykimit të botës dhe si orvatje për t’i bërë njerëzit bashkë, ndërkohë që në ditën e lindjes së shkrimtarit nuk munguan as dedikimet nga njerëz të politikës. Në një postim në Facebook, presidenti Bajram Begaj vëren mes të tjerash se “Kadare dëshmoi në çdo faqe të veprave të tij forcën titanike, sakrificat dhe përkushtimin e popullit tonë për të qenë pjesë e kulturës evropiane dhe botës progresiste.”

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shkruan se ai është kolosi ynë humanist, kulturor dhe patriotik.

B.G/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë