9 grupe pune për gjurmimin e rasteve në gjithë Shqipërinë, Epidemiologët: Sakrificat tona në terren (VIDEO)

Identifikimi, gjurmimi dhe hetimi i rasteve epidemiologjike me COVID-19 është një punë e vështirë dhe plot sakrificë, që po ndiqet nga 9 grupe pune që janë në gatishmëri 24 orë në 7 ditë të javës. Përmes sakrificës, këmbënguljes e profesionalizmit, pa njohur orare, gjurmojnë çdo ditë rastet në terren, duke bërë të pamundurën për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të COVID19. Ata tregojnë dhe mënyrën se si veprojnë pas identifikimit të një rasti pozitiv dhe bashkëpunimin që kryejnë me mjekun e familjes.

"Nuk kemi njohur as natë as ditë gjithmonë kemi qenë në terren dhe problemi ka qenë të zbulojmë vatrën dhe  më pas hetimin e kontakteve dhe shkëputjen e zinxhirit të infektimit", shpehet një epidemiologjik.

"Në rast se zbulojmë një të infektuar fillojmë me hetimin e kontakteve dhe të afërmeve, bëhet karantinimi i tyre për 14 ditë dhe më pas ndiqen me rigorozitet dhe në bashkëpunim më mjekun e familje duke bërë raportimin e gjendjes së tyre çdo ditë", shprehet një tjetër epidemiologe.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qytetarët përmes respektimit të masave duhet të vlerësojnë punën e tyre të vështirë në terren.

"Po bëhet një punë organizative nga të gjitha struktura e shëndetësisë në Shqipëri. Kemi 9 grupe që janë duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës për të hetuar, gjurmuar dhe identifikuar dhe për të bërë të gjithë hetimin epidemiologjik në terren, që është një punë kolosale me një angazhim maksimal nga struktura tona. Ata janë në terren për të testuar dhe marrë mostra dhe marrë informacionin që sipas të dhënave kuptojmë situatën në terren dhe në bazë të tyre marrim dhe vendimet në lidhje me masat shtrënguese të COVID-19. Deri tani kemi bërë një lehtësim me pikatore shumë të vogël duke zgjeruar fashën e lëvizjes në një limit prej 90 minutash, por asgjë nuk ka ndryshuar nga rregullat e mëparshme", tha Manastirliu.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 15/04/2020 14:28

    A ka nje plan strategji se si do gjurmohen bartesit? Puna eshte te jene efektive ne ate qe bejne. Si do behen kontrollet, me ndalim te rastesishëm dhe matje te temperatures, apo do te veprohet ne baze te informacionit te mberritur. Eshte interesante se qente ne perendim po trajnohen per te nuhatur personat e prekur me vurusin e ri. Edhe me pare qente jane perdorur per zbulimin e te semureve me patogji te ndryshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok! Garda ta shoqërojë

Shehaj bllokon foltoren edhe pas përjashtimit! Spiropali: Nuk është seanca juaj e TikTok! Garda ta shoqërojë