Dita e 9 Majit i atribuohet formimit të Bashkimit Evropian nga 6 shtetet e para themeluese, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Franca. Formimi i BE ishte vizioni i ministrit të Jashtëm francez të kohës Robert Schuman.

Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa i është drejtuar Shqipërisë me një mesazh. Kosta thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, referuar dhe përparimit të konsiderueshëm në negociata.

“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë e vështirë për ta bërë këtë të ndodhë. Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm në negociata gjatë vitit të kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa”, tha ndër të tjera Costa.

Eksponentë të politikës në Shqipëri, kanë përcjellë mesazhe urimi për Shqipërinë, si një vend aspirat për integrimin në familjen e madhe evropiane. Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka publikuar një mesazh në Ditën e Evropës për të nderuar të gjithë ata që ndërtuan familjen e bashkuar evropiane. Begaj shkruan se sot Shqipëria është më afër se kurrë integrimit.

"Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë. Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj!", shkruan Begaj.

Kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria është sot më afër integrimit se kurrë më parë.

“MIRËMËNGJES dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërsa opozita shfrytëzoi Ditën e Europës për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë mbi procesin e integrimit. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku shkruan se integrimi nuk duhet të kthehet në slogan politik por në transformim real për të qenë anëtare e denjë e BE-së

‘Edhe për ne shqiptarët, pas më shumë se tre dekadash, Europa nuk është më një ëndërr naive. Është nevojë. Është shtet ligjor. Është drejtësi. Është meritokraci. Është mundësia për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më europiane.’ shkruan ajo.

Ndërsa deputetja e PL Erisa Xhixho thotë se vendi ynë vijon të mbetet larg standardeve europiane. Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrupsioni, krimi i organizuar, kapja e institucioneve, largimi masiv i të rinjve dhe varfëria janë pengesat reale, sipas saj, që po mbajnë Shqipërinë larg Europës së vlerave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
Dita e Europës/ Tabaku: Lindi si nevojë për të rimëkëmbur kontinentin e djegur nga luftërat! BE për Shqipërinë është nevojë, jo ëndërr

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka postuar një mesazh në Ditën e Europës. Tabaku shkruan se BE lindi na nevoja për të rimëkëmbur një kontinent të djegur nga luftërat.

Ndër të tjera, Tabaku thotë se integrimi në familjen evropiane, është sot një nevojë e Shqipërisë dhe një mundësi për të ndërtuar në vend stabilitet dhe siguri.

“Europa e Bashkuar nuk lindi si një projekt burokratik. Lindi nga hiri i një kontinenti të djegur nga luftërat, nga dëshira për të mos lejuar më kurrë që urrejtja, totalitarizmi dhe ndarjet të shkatërronin Europën.

Schuman, Monnet, De Gasperi, Adenauer apo Churchill besuan se paqja nuk ndërtohej vetëm me traktate, por me ekonomi të përbashkët, institucione të forta dhe vlera demokratike që bashkojnë kombet.

Sot Bashkimi Europian është përballë sfidave të tjera: sigurisë, konkurrencës globale, luftës në Ukrainë, teknologjisë dhe zgjerimit. Europa nuk është më vetëm një projekt paqeje. Është një projekt force, stabiliteti dhe sigurie.

Edhe për ne shqiptarët, pas më shumë se tre dekadash, Europa nuk është më një ëndërr naive. Është nevojë. Është shtet ligjor. Është drejtësi. Është meritokraci. Është mundësia për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme dhe më europiane.

Prandaj integrimi europian mbetet objektivi ynë strategjik dhe historik. Jo si slogan politik, por si bindje reale se Shqipëria mund të transformohet dhe të bëhet një anëtare e denjë e Bashkimit Europian”, shkruan Tabaku.

Ora 09:56
Dita e Europës/ Hoxha: Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj rrugës europiane

1778052641_ferithoxha.jpg

Në ditën e Europës, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha thotë se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së saj europiane. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se për ne Europa nuk është thjeshtë një destinacion, por një zgjidhje vlerash për një të ardhme më të mirë.

Dita e Europës është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ajo është gjithashtu një kujtesë se këto vlera nuk janë të mirëqena; ato janë fituar me shumë përpjekje dhe nuk duhet të merren kurrë si të garantuara.

Europa u ndërtua mbi bindjen se dialogu është më i fortë se përçarja, solidariteti më i fortë se frika dhe shpresa më e fortë se konflikti. Për Shqipërinë, Europa nuk është thjesht një destinacion. Ajo është një zgjedhje vlerash: demokracie, lirie, dinjiteti, shteti të së drejtës dhe përgjegjësie të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Sot, ndërsa festojmë Ditën Europës, festojmë gjithashtu brezin e ri: ëndrrat, talentin, energjinë dhe besimin e tyre në një kontinent më të hapur, më të drejtë dhe më të bashkuar.

Shqipëria mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rrugës së saj europiane, sepse e ardhmja jonë i përket familjes Europiane, duke qenë të gatshëm të kontribuojmë me kulturën tonë, qëndrueshmërinë tonë dhe besimin tonë të palëkundur në një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe.

Gëzuar Ditën e Europës! Sot është gjithashtu edhe Dita e Shqipërisë”, shkruan Hoxha.

Ora 09:28
Dita e Europës/ Costa për Shqipërinë: E ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian, vijoni me vrullin e reformave

Presidenti i Këshillit të Evropës Antonio Costa i është drejtuar Shqipërisë me një mesazh në Ditën e Evropës. Ndërsa flet për vizionin e BE, Kosta thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, referuar dhe përparimit të konsiderueshëm në negociata.

Presidenti i KiE e mbyll mesazhin e tij duke thënë se së bashku do të ndërtojmë një të ardhme evropiane.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian kur anëtarët tanë themelues zgjedhin unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë të Vjetër.

Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë e vështirë për ta bërë këtë të ndodhë. Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm në negociata gjatë vitit të kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa”, thotë Costa.

Ora 08:59
Sot Dita e Europës, presidenti Begaj: Të nderojmë ata që e bënë realitet BE, Shqipëria në prag të integrimit

1777982947_bajrambegaj.jpg

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka publikuar një mesazh në Ditën e Evropës për të nderuar të gjithë ata që ndërtuan familjen e bashkuar evropiane. Begaj shkruan se sot Shqipëria është më afër se kurrë integrimit.

Postimi i Bajram Begaj

Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Evropian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë.

Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes evropiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj!