Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë

Afro 6 milionë euro u janë kthyer profesionistëve të lirë në llogaritë e tyre bankare. Drejtoria e Tatimeve sqaron për Report TV se synon ta përmbyll brenda 30 dhjetorit rimburisimin e ofruesve të shërbimeve profesionale që kanë parapaguar këstet mbi fitimin apo të tatimit të thjeshtuar.

“Kemi kthyer më shumë se 90% të pagesave, të rimbursimeve të tatimpaguesve, dhe vijojmë të rimbursohen tatimpagues. Sot kemi dërguar për pagesë edhe 300 tatimpagues të tjerë të cilët deklaruan të dhënat e tyre bankare në e filing. Deklarimi është shumë i rëndësishëm sepse akti normativ specifikimet që lekët kthehen në bankë. Janë rimbursuar 7468 me vlerë 6 mln euro”, pohon Çelmeta.

Drejtoresha e proceseve të biznesit në DPT Rozana Çelmeta u bën thirrje bizneseve të deklarojnë llogaritë e sakta bankare në e-filing, brenda muajit që të marrin paratë e paguara. 

“E vetmja që nuk është rimbursuar janë ato që nuk kanë deklaruar llogaritë. Janë në kohë ti deklarojnë llogaritë, aktive, në lekë në një bankë të nivelit të dytë. Ne presim deri në fund të afatit që tatimpaguesit të plotësojnë llogaritë e sanka. Janë 600 tatimpagues që nuk e kanë plotësuar këtë detyrim që s'kanë asnjë të dhënë të llogarisë ne e filing”, tha ajo. 

Por çfarë do të ndodhë me tatimpaguesit pas 30 dhjetorit 2024, a mund t'i marrin mbrapsht paratë e paguara? 

“Nuk humbet asnjë e drejtë e tatimpaguesit për t'i marrë, po procesi do të vijohet në drejtoritë rajonale përmes një kërkesë për të marrë fondet”, tha ajo. 

Llogaritë e tatimpaguesve thotë Çelmeta janë të pastra pasi detyrimet u janë fshirë. 

“Të gjithë tatimpaguesit që u ngarkuan me detyrime, janë fshirë të gjitha, s'ka më detyrime për këto këste, janë të pastra llogaritë për këto përgjegjësi tatimore”, tha ajo. 

Akti Normativ për të kthyer mbrapsht këstet e parapaguara nga profesionistët e lirë u miratua nga qeveria në fund të muajit nëntor. Ky vendim u mor pasi në muajin qershor 2024, Gjykata Kushtetuese rrëzoi disa nene të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” ku parashikohej tatimi i kësaj kategorie profesionistësh.

Tatimi i profesionistëve të lirë u miratua në mars të vitit 2023 dhe parashikonte 15 për qind tatim kush për të ardhurat deri 14 milionë lekë, dhe 23 për qind kush merrte më shumë.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 21/12/2024 08:06

    Mire ishte qe Gjykata kushtetuese te vendoste jo vetem per profesionet e lira por te gjithe shqiptaret te mos paguajne taksa dhe shteti ta kete arken bosh. Jemi ne kapitalizem xonja dhe zoterinj dhe shtetibahet me taksa dhe jo te paguajne emigrantet qe nuk ekzistojne ne Dhqiperi dhe profesionet e lira te mos paguajne. Kjo ishte lufta e Tabakut per zbrazur arken nga nje pjese e tatim paguesve . Bravo me kete qe bete por emigrantet do ti keni kunder ne votime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Dëmtimi i ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë

Dëmtimi i ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë