925 maturantë ngelës në Gjuhët e Huaja, eksperti i arsimit për Report Tv: Nuk mësohet në mënyrë të strukturuar! Askush nuk mban përgjegjësi për publikimin e tezave

Shqiptarët shquhen për dhuntinë që kanë të mësojnë gjuhët e huaja, por numri i lartë i maturantëve të ngelur nga provimi i gjuhës së huaj tregoi të kundërtën.

Maturantët në të gjitha gjimnazet e vendit më 3 qershor, iu nënshtruan provimit të gjuhës së huaj, ku numri i të ngelurve ishte 925 maturantë.

Kjo numër i lartë maturantësh të ngelur, u diskutua edhe sot në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, ku eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti në një lidhje Skype, u shpreh se gjuhët e huaja nuk mësohen në mënyrë të strukturuar.

Shqetësuese ai përmendi edhe faktin që gjimnazistët vijnë nga 9-vjeçarja me një nivel të ulët të njohurive për gjuhët e huaja.  

“Nuk e mësojmë në mënyrë të strukturuar, duke filluar që nga fjala përdorimi, interpretimi, vendosja e sinonimeve dhe antonimeve. Kemi një problem që vijnë nga 9- vjeçarja me nivel të ulët dijesh dhe në gjimnaz bëhen më të dobët, sepse atje ai nuk do mësoj nga e para rregullat, por atje thellohen më shumë dijet që ka marr. Mjafton të shohim që këta kanë bërë provimet e lirimit në 2021 dhe ca note kanë marr gjatë viteve.  Por gjuhën e huaj një pjesë e bëjnë në 9-vjeçare dhe një pjesë në gjimnaz, ndërsa testin e bëjnë njësoj për të gjithë", tha ai.

Ashtu si edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit tezat e provimeve u publikuan në rrjet pak minuta pas nisjes së provimit.

Por, për Mehmetin, më shqetësuese është fakti që askush nuk mban përgjegjësi nga ministria dhe komitetet përkatëse.  

“Mua nuk më shqetëson dalja e testit sepse kjo është bërë një rrugë, por nuk mban përgjegjësi asnjë njeri dhe nuk del asnjë njeri që të flas. Ne kemi 1001 komitete që nuk mban përgjegjësi asnjë, vetëm dalin dhe thonë nuk cenon procesin, a thua se po bëjnë votime këtu. Ne i kemi mësuar nxënësit me hajdutllëk dhe kështu i kemi grabit të ardhmen fëmijës dhe ky është një krim”, tha ai.

Në një lidhje skype për emisionin, Gevio Tabaku nga portali studentor, tha se ky është i disati vit që tezat me përgjigjet e sakta publikohen vetëm pak minuta pasi ka nisur provimi .

Kjo sipas tij, minon meritokracinë tek maturanët.  

“Në fakt ka disa vite që tezat e provimit dalin në rrjetet sociale, pasi ka filluar provimi. Këtë vit është vonuar pak më me vonesë, me gjysmë ore, por është situatë që minon procesin e meritokracisë.  Për gjuhën e huaj, kemi pasur rreth 26 mijë e 600 maturantë, 952 maturën të ngelur, dhe me notën 10 janë 120, nota mesatare është 7.28. Këtë vit kalueshmëria është më e lartë se vitin e kaluar. Por, ministria thotë janë 28 mijë dhe shifrat 26 mijë e 600. Ka rënë numri i maturantëve”, tha ai.

S.B/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Denisa: 20/06/2024 20:04

    Respekte per zysh Tatjanen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Aksidenti i frikshëm në superstradë, përplasen 2 makina! Njëra përfundon në parkingun e lokalit e dëmton 8 të tjera

Lezhë/ Aksidenti i frikshëm në superstradë, përplasen 2 makina! Njëra përfundon në parkingun e lokalit e dëmton 8 të tjera